Të paktën 17 persona humbën jetën në dy aksidente ajrore që ndodhën në një distancë të shkurtër kohore nga njëra-tjetra në Brazil dhe Meksikë.
Ngjarja e parë u regjistrua në Brazil, ku një avion i vogël u përplas në një zonë të banuar në qytetin Gramado, në Rio Grande do Sul.
Të 10 personat që udhëtonin në të humbën jetën, teksa të lënduar pati dhe nga banorët e zonës, pasi në momentin që avioni u përplas goditi një ndërtesë, një shtëpi dhe një dyqan mobiliesh.
Shkaqet e aksidentet janë ende të paqarta.
Ndërkohë, që aksidenti i dytë ajror ndodhi në Meksikë, me një avion Cessna 207 që u rrëzua në një zonë të pyllëzuar në Jalisco.
Sipas raportimeve paraprake të 7 pasagjerët që udhëtonin në të humbën jetën, teka ndërhyrja e ekipit të shpëtimit u vështirësua për shkak të zonës së thepisur dhe të mbuluar me pyje./A2cnn