Java e dytë e tetorit po sjell edhe në Shqipëri ꞔdo ditë rritje shqetësuese të rasteve të reja të infektimeve dhe të viktimave duke shënuar ndofta valën e dytë, të paralajmëruar nga virologët, të pandemisë COVID-19.
Shifra më e lartë e deritanishme është ajo e së enjtes, (15.10) me 257 raste të reja. Autoritetet e Shëndetësisë njoftuan të enjten se numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 16.212 persona ndër të cilat 5909 raste aktive. Numri i viktimave ka arritur në 439 vetë. Rastet e reja janë shfaqur në 31 bashki, Tirana vazhdon të jetë vatra më e nxehtë e infektimeve të reja, e ndjekur nga Fieri, Durrësi, Korꞔa.
Për të ulur këtë trend rritjeje rastesh të reja, të enjten hyri në fuqi vendimi i qeverisë, që detyron ꞔdo qytetar të mbajë maskën, si barrierë mbrojtëse nga COVID-19, sapo del nga banesa. Me këtë vendim qeveria synon të frenojë përhapjen e infektimit dhe të shmangë emergjencën shëndetësore në kushtet e stinës së gripit të vjeshtës.
Maska mbrojtëse e fytyrës, sipas autoriteteve shëndetësore, ndikon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet dhe ul transmetimin e tij në komunitet nëpërmjet spërklave të individëve që janë të infektuar.
Vendimi synon të parandalojë përhapjen në masë të COVID-19 dhe një izolim tjetër të vendit pas atij të tre muajve në pranverë, kur Shqipëria u përfshi në pandeminë globale të virusit corona.
“Një bllokim i dytë do të ishte shkatërrues për familjet shqiptare dhe ekonominë e vendit,” tha kryemnistri i vendit Edi Rama në një thirrje drejtuar qytetarëve për të zbatuar vendimin.
Në mes të korrikut të këtij viti, Shqipëria bëri të detyryeshme mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura.
Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, në rregulloren e zbatimit të këtij vendimi thekson se “qytetarët që janë mbi 11 vjeꞔ duhet të mbajnë maskën gjatë gjithë ditës në ꞔdo qyqan apo ose qendër tregtare, në çdo mjet transporti publik ose kur ecin në rrugë”,
Përjashtimi nga ky vendim jashtë shtëpisë bëhet vetëm me rekomandim të mjekut të familjes në rastet e sëmundjeve.
Si do të monitorohet mbajtja e maskës?
Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake nisën të enjten monitorimin rigoroz të gjithë hapësirave publike jashtë banesave në gjithë vendin, për të mos lejuar qytetarët të qarkullojnë pa maskë.
Cilido që nuk e zbaton këtë vendim penalizohet nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake me një gjobë prej 20 eurosh dhe në rast përsëritjeje gjoba dyfishohet. Gjoba, pas plotësimit të një formulari të përcaktuar nga vendimi i qeverisë dhe në prani të qytetarit përfshihet në pagesën e faturës mujore të energjisë elektrike.
Rreth 50 qytetarë kundërshtuan të enjtenpasdite (15.10) në Tiranë vendimin e qeverisë duke protestuar para selisë së kryemnistrisë. Protestuesit e quajtën vendimin “diktaturë të maskave” dhe kundërshtimin e tyre “ꞔjerrje e maskave të sistemit globalist”. Sipas tyre vendimi “është arbitrar , që shkel të drejtat dhe liritë e qytetarëve”. Policia shpërndau protestuesit. Në një njoftim për shtyp policia e shtetit bëri me dije se të enjten, ditën e parë të zbatimi të vendimit në të gjithë vendin, vendosi gjoba prej 20 eurosh për 171 vetë me një shumë totale prej 3 420 Eurosh.
Vendimi që sapo ka hyrë në fuqi është në linjë me strateëgjinë gjithëpërfshirëse të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, lidhur me masat për të ndaluar transmetimin e COVID-19 dhe për të shpëtuar jetë.