Presidenti filipinas Rodrigo Duterte do të bëjë një inspektim ajror të hënën tw që la tajfuni më i fortë në botë këtë vit, i cili ka vrarë 16 njerëz, megjithëse zyrtarët thanë se një përpjekje e evakuimit kishte shmangur më shumë vdekje.
Tre persona janë raportuar gjithashtu të zhdukur në provincat në jug të ishullit kryesor të Luzon, sbën të ditur agjencia e katastrofës në një deklaratë, raporton Reuters.
Tajfuni Goni, i cili goditi provincat në jug të kryeqytetit Manila të dielën, është i 18-ti që godet Filipinet këtë vit dhe një nga tajfunët më të fortë që kur Haiyan vrau më shumë se 6,300 njerëz në 2013.
“Qëllimi duhet të jetë zero viktima, por meqenëse njerëzit u evakuuan me forcë viktimat u zvogëluan,” tha Harry Roque, një zëdhënës i Duterte, në një konferencë shtypi.