Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës për shkak se ka ngacmuar seksualisht një 31-vjeçar.
Sipas policisë të dy personat vuajnë nga probleme mendore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin A. H., 19 vjeç, banues në Durrës (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), pasi ka ngacmuar seksualisht shtetasin E. F., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili gjithashtu vuan nga probleme të shëndetit mendor”, raporton Tch.