Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, teksa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një konflikti, ku dyshohet se ata kanë goditur me sende të forta një person.
Gjatë konfliktit, i arrestuari dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu në ajër, me qëllim kanosjen, ku u kap dhe u shoqërua nga policia, menjëherë pas rastit.
Policia ka bërë të ditur se ka seskuestruar armën e gjahut, e cila ishte pa leje.