Kryendeshja e sotme në Superligën e Kosovës u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” mes Drenicës dhe Feronikelit.
Ndeshja në fjalë u mbyll baras 1:1, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Klodian Duro u shpreh jashtëzakonisht i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij.
“Bëmë një super-paraqitje, në të gjitha drejtimet ishim të mirë”, tha Duro në “Art Sport”.
“Më vjen keq që pësuam në fund, por ky është fati ynë dhe ne nuk dorëzohemi”, shtoi trajneri shqiptar.
Nga ana tjetër, trajneri i Drenicës, Sami Sërmaxhaj ka thënë se është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij.
“Pësuam gol shumë herët dhe ai gol na nxjerri nga loja. Në pjesën e parë nuk ishim në lojën tonë. Por në pjesën e dytë lojtarët ndryshuan rrjedhën e lojës pasi janë angazhuar maksimalisht për këtë ndeshje të cilën nuk kemi dashur ta humbim”, deklaroi ai.
“Në këtë ndeshje nuk rrodhen gjërat siç i kemi planifikuar mirëpo kemi shumë punë të bëjmë për të arritur objektivat të cilat i kemi. Jemi duke punuar të gjithë së bashku që të arrijmë të mbesim në Superligë”, theksoi Sërmaxhaj./FrontOnline/