Kryendeshja e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll u zhvillua në Anamoravë.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani u përballë me Feronikelin, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e javës së 28-të i takoi Gjilanit me rezultat minimal, 1:0.
Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Klodian Duro është justifikuar për humbjen e sotme.
“Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, por në futboll gjithçka ndodhë, u rikthyem mirë në lojë kundër një Gjilani mjaft të fortë”, ka thënë Duro në “ArtSport”.
“Na mungoi fati. Asnjë skuadër nuk është në objektivat e veta, madje as ne”, tregoi ai.
“Nuk jemi komod në tabelë, por në kampionat, bëmë maksimumin që në kohë të shkurtë ta kapim Evropën. Futbolli është i bukur pasi ka këto të papritura”, shtoi trajneri shqiptar./FrontOnline/
“