Njëra prej ndeshjeve më interesante në xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës u zhvillua në Drenas.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Feronikeli ishte nikoqir i Llapit, raporton FrontOnline.
Ndeshja në fjalë u mbyll me rezultat 4:0 në favor të Feronikelit.
Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Klodian Duro u shpreh i lumtur me fitoren, të cilën ia dedikon gjithë futbollistëve.
“Mendoj që në fillim e nisëm me pak tension pas fjalëve të cilat lënë gjurmë brenda skuadrës, por unë kam një skuadër me djelmosha të mrekullueshëm”, ka thënë Duro në “ArtSport”.
“Me meritë shënuam në pjesën e parë dhe më pas shkuam me logjikë te fitorja ndaj një kundërshtari tejet të fortë”, tregoi ai.
“Ndihem mirë, por sigurisht se këtë fitore ia dedikoj gjithë futbollistëve të mi”, shtoi trajneri nga Shqipëria./FrontOnline/