×
  • Vip
  • Vip

    Dumoshi zotohet se ndërtimi i kompleksit “Ukshin Hoti” do të futet në buxhetin e 2021-ës

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Shtëpinë e muzeut të veprimtarit të shquar, Ukishin Hoti në Krushë të Madhe e ka vizituar sot ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

    Nga aty ajo dha zotimin që projekti për fazën e dytë të ndërtimit të kompleksit “Ukshin Hoti” do të futet në buxhetin e vitit 2021.

    Dumoshi e shoqëruar nga kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi tha se institucionet duhet të kujdesen për monumentet historike që pasqyrojnë të kaluarën e popullit të Kosovës.

    Dumoshi: Do të kujdesim për shtëpitë që kanë rëndësi historike

    “Ne si institucione të vendit duhet të kujdesemi për këto shtëpi të cilat kanë rëndësi të madhe historike të rrugëtimit tonë dhe të njerëzve tanë intelektual që edhe sot nuk dihet as varri i tyre janë në listën e të zhdukurve. Bëjë thirrje që të gjithëve të na prek ndërgjegjja jonë t’i kryejmë dhe ta shpërfaqim historinë e trishtë të këtij vendi. Ne gjithashtu do e kemi edhe projektin e madh historik gojor për masakrat e Krushës së Madhe dhe ky është fokusi jonë. Shtëpia është në listën e trashëgimisë kulturore . Të gjithë edhe si ministra edhe si qeveri për projektin dhe unë u zotova që do ta fusim në buxhetin e vitit 2021 “, është shprehur Dumoshi.

    Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se shtëpia muze e intelektualit dhe atdhetarit, Ukshin Hoti krahas përkujdesjes meriton të pasurohet edhe me fakte e artefakte që tregojnë historinë e Kosovës.

    Latifi: Shtëpia muze e Ukshin Hotit meriton edhe të pasurohet me fakte e artefakte

    “Jemi në shtëpinë muze të Ukshin Hotit e cila meriton përveç përkujdesje dhe mirëmbajtje meriton të pasurohet tutje me fakte, artefakte, kujtime në mënyrë që të vizitohet shumë më shumë se edhe ashtu po vizitohet mjaftë. Ne kemi biseduar sot me ministren dhe besoj qe do marrim një mbështetje konkrete për vitin 2021 që të filloj faza e dytë e ndërtimit e kompleksit muzeor “Ukshin Hoti” që do të shtrihet edhe në pjesën tjetër të parcelës se shpronësuar tashmë. Kjo është satisfaksion por edhe dëshmi për ta ruajtur kujtesën tonë për një veprimtar, politokolog, atdhetar siç ishte Ukshin Hoti”, tha ai.

    Vizita e ministres Dumoshi në Krushë të Madhe u bë në kuadër të vizitës që ajo bëri në komunën e Rahovecit.

    Nga Rubrika
    Vip31 Dhjetor 2024
    Fillimisht e tallën, e më pasë të gjithë u përgjigjën në pyetjet që ua parashtroi Rovena. Ajo pyeti Sarën nëse kishte menduar...
    Vip31 Dhjetor 2024
    Sara është parë e përlotur, pas bisedës që Driloni zhvilloi me familjarët. Ajo është shtrirë në krevatin e saj, duke mos i...
    Vip31 Dhjetor 2024
    Sara ia ka bërë të qartë Fitimit se nuk ka interes për të, meqë sipas saj, ai ka mendjen vetëm për lojë....
    Të tjera
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Në Prizren sonte ka ndodhur një shpërthim si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Kjo ka bërë që të përfshihen nga flakët...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë atmosferën festive nga shtëpia e tij së bashku me familjen në festën e Vitit të...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Një incident i rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të moteve në qytetin e Prizrenit. Mediat locale kanë publikuar pamje të momentit...
    Vip31 Dhjetor 2024
    Fillimisht e tallën, e më pasë të gjithë u përgjigjën në pyetjet që ua parashtroi Rovena. Ajo pyeti Sarën nëse kishte menduar...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Furnizimi i Evropës me gazin rus nëpërmjet Ukrainës përfundon më 1 janar, pasi kompania ukrainase Naftogaz refuzoi të rinovojë kontratën pesëvjeçare me...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Në prag të ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama, nga selia e qeverisë, ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.