Në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” këtë të premte e ftuar ishte Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Teksa ka folur për jetën personale dhe dy fëmijët e saj, Dumoshi ka thënë se shoqëria kosovare është politizuar. Kjo për arsyen se po i atakojnë fëmijët të cilët i kanë prindërit në poste drejtuese në qeveri.
“Shoqëria jonë është politizu shumë dhe fëmijët që ju takojnë prindërëve të cilët kanë ndonjë pozitë, janë të atakuar si fëmijë të ministres. Kështu që filloi një fushatë e ashpër kundër djalit tim i cili është në Uashington ku shërben si diplomat i karrierës, filloi një fushatë “po e fshijmë me fshisë”. Ai është si gjithë fëmijët e tjerë por me një shkollim superior me një magjistraturë për intelegjencën”, ka deklaruar Dumoshi në “Dhoma e Rrëfimit”.
Ajo ka theksuar se fushata kundër djalit të saj ka nisur prej Lëvizjes Vetëvendosje.
“Pas kësaj, Rrapi demostrativisht është ikë prej Kosovës dhe ka thënë se nuk do të vijë më”.