Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka uruar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presdenciale të SHBA’së.
“Joe Biden – President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Amerika garantuese e shtetësisë së Kosovës dhe forcë mbrojtëse e Republikës sonë. Gëzuar Amerikë!”, ka shkruar Dumoshi, në faqen e saj në Facebook.
Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.
Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.
Që nga janari i 2021-ës, Biden do jetë zyrtarisht president i Shteteve të Bashkuara.