Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka shkruar se në 18 vjetorin e vrasjes së kryetarit të parë të Suharekës, Ukë Bytyqi po e përkujtojnë dhe e nderojnë veprën e tij.
Dumoshi thotë se vrasja e tij ishte mënyra e vetme për ta mposhtur në fitoret e vazhdueshme.
Ky është postimi i saj i plotë:
Në 18 vjetorin e vrasjes së kryetarit të parë të Suharekës dhe fituesit të dy palë zgjedhjeve të para demokratike të Kosovës, Ukë Bytyçi, e përkujtojmë dhe e nderojmë përjetësisht veprën dhe jetën e tij. Vrasja e tij ishte mënyra e vetme për ta mposhtur në fitoret e vazhdueshme.
Uka i takon plejadës së burrave të mëdhenj dhe guximtarëve të pashoq të vendit.
Vrasja e tij ishte shumë e rëndë jo vetëm për LDK-në dhe Suharekën, por edhe për gjithë Kosovën.
I përjetshëm kujtimi për veprimtarin, Ukë Bytyçi.