×
  • Lajme
  • Lajme

    Dumoshi: Masakra e Krushës së Madhe është ndër masakrat më mizore të kryera nga forcat serbe

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Ministrja e Kulturës dhe Sportit, Vlora Dumoshi thotë se Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më mizore të kryera nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë

    Dumoshi shkruan se përmbledhja e rrëfimeve të të mbijetuarve të kësaj masakre është arritje e rëndësishme për Kujtesën e Kosovës.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit të MKRS me BKK për përkrahjen e Projektit “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së

    Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më mizore të kryera nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Nisma e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës për të mbledhur rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe është një arritje e rëndësishme për Kujtesën e Kosovës dhe nxjerrjen në dritë të asaj çfarë ka ndodhur në një nga masakrat më mizore të kryera nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Përveç dhënies zë të të mbijetuarve dhe dëshmitarëve të masakrës së Krushës së Madhe, do t’u jepet jetë dhe përjetësi historive të të vdekurve dhe të të zhdukurve të Krushës së Madhe.

    Gjithë çfarë la pas kjo masakër, është pasqyrë e një historie të trishtë, e një dhimbjeje dhe e një pritjeje të pafundme.
    Unë, si ministre e kam mirëpritur këtë nismë, këtë hap serioz të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe të Degës së Antropologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Si institucion, duke pasur parasysh ndikimin e madh që mund të ketë ky projekt në ndriçimin e ngjarjeve të masakrës së Krushës së Madhe, jemi zotuar të përkrahim dhe të qëndrojmë përkrah Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në dhënien jetë të këtij projekti.
    Njësoj është Ambasada e Amerikës në Kosovë, ajo e cila në vazhdimësi ka përkrahur realizimin e projekteve të kësaj natyre. E vlerësoj lart angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Ambasada e Amerikës në Kosovë u ka dhënë institucioneve tona, e sidomos projekteve të historisë gojore të realizuara nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
    Të nderuar të pranishëm, dua, pafundësisht, të falënderoj secilin krushian, që, për të ndihmuar në përjetësimin e kësaj historie, do të pranojnë t’i bëjnë ballë dhimbjes së rrëfimit të ngjarjes që ua ndryshoi jetën përgjithmonë.
    Z. Smajl Latifi, kryetari i Komunës së Rahovecit dhe juve z. Selami Hoti, Kryetar i Krushës së Madhe, ju falënderoj për gatishmërinë që keni treguar për të udhëzuar dhe ndihmuar stafin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe të Degës së Antropologjisë, profesorë dhe ekspertë të fushës së historisë gojore, për të filluar realizimin e këtij projekti.
    Të nderuar të pranishëm, projekti i cili sot po zyrtarizohet është një hap tejet i rëndësishëm për krijimin e një themeli dhe modeli për projektet e ardhshme të këtij lloji, që nisin me synimin për të jetësuar rrëfimin e jetës së secilit të mbijetuar.
    Krejt në fund, ju bëj ftesë që një këso ndërmarrjeje të mbledhjes dhe të ruajtjes së Kujtesës së Kosovës, sipas llojit të veprimtarisë që kanë, të realizojnë edhe Muzeu Kombëtar i Kosovës, Arkivi Kombëtar i Kosovës, bibliotekat, muzetë dhe arkivat e komunave të Kosovës. Të mbledhin dhe ruajnë rrëfime, dokumente origjinale, fotografi dhe artefakte që pasurojnë koleksionet dhe përmbushin misionet e tyre për të dokumentuar historinë e popullit të Kosovës.
    Është përgjegjësi jona, e patjetërsueshme, që gjeneratave të reja t’u lëmë pas historinë e dokumentuar të së kaluarës së Kosovës, e cila padyshim se do të kontribuonte në zgjerimin e njohurive të tyre, si dhe në të kuptuarit më mirë të asaj se nëpër çfarë ka kaluar Kosova për të arritur këtu ku jemi sot.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Sport15 Nëntor 2024
    Ka pasur tensione në fundin e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës. Kapiteni Amir Rrahmani u përplas me futbollistin rumun, Denis Alibec. Kjo...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta ka hequr 10 mijë euro nga çmimi i madh për të parë videon, e...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa, ka komentuar banorin më të ri në shtëpi, Edin. Ajo ka komentuar fizikun e...
    Vip15 Nëntor 2024
    Edi është banori më i ri i “Big Brother Vip Kosova 3”, i cili deri tek objekti i shtëpisë erdhi me Online...
    Sport15 Nëntor 2024
    Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Serbisë. Zeki Amdouni ka shënuar një supergol në minutën e 79-të. 🚨🚨| GOAL: ZEKI AMDOUNI OPENS...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.