E pranishme në studion e Përputhen sot ishte e ëma e Antonelës, Donika. Ajo ishte e pranishme për të dëgjuar me veshët e saj Mevlanin teksa fliste për situatën e tij me të bijën.
Mevlani tha se “jeta vazhdon, dhe se njeriu kërkon më të mirën për veten e vet. Shkuan si shkuan gjërat, si do që shkuan, gjërat kalojnë dhe shpresojmë më të mirën për dikë”.
“Antonela ka bërë një gjë të mirë, se ndoshta mos ishte ajo nuk do të ishit bashkë me Ledjanën,” i tha e ëma e Antonelës.
“Ti më ke thënë fjalë shumë të mira mua, dhe madje dhe kur jemi takuar këtu me juve, i ke thënë në sytë e mi Antonelës, mos e sulmo se eshtë vajzë e mirë,” ndërhyu Ledjana.
“Çfarë janë këto ndërhyrje fallco, s’më duket e drejtë kjo që bën” pyeti sërish Ledjana.