Dukagjini i Klinës e ka mposhtur Istogun në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll me rezultat 2:1.
Mirëpo, klubi i Istogut në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Demush Mavraj” e ka bërë një lëshim duke e inkuadruar një futbollist në lojë, i cili e kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë (tre).
“Zeri” nga burime të sigurta zbulon se Dukagjini është ankuar në Komisionin e Garave brenda afatet derisa është vërtetuar se lojtari nuk kishte të drejt loje.
Sipas rregullores, Dukagjini do ta fitojë këtë ndeshje me rezultat zyrtar 3:0.
Gjithashtu, rregullorja saktëson se nëse lëshimi bëhet në ndeshje gjysmëfinale, klubi i cili ka bërë shkelje nuk ka të drejt të luaj në ndeshjen tjetër andaj Dukagjini pritet që të kualifikohet direkt në finale.
Vendimi pritet që të merret nga Komisioni i Garave.
Kjo skuadër në finalen ë Kupës do të takohet me Prishtinën apo Llapin.
Ndeshja e parë e zhvilluar në mes këtyre ekipeve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka përfunduar me rezultat 3:2 në të mirë të Llapit.