Dukagjini ka triumfuar ndaj Flamurtarit në sfidën e barazhit për Ligën e Parë duke e siguruar ndeshjen finale për inkuadrim ndaj Superligës.
Dukagjini ka triumfuar me rezultat 2:1 në sfidën ku pati gjithçka edhe kartonë të kuq, tension por mbi të gjitha hije të keqe i qiti lëndimi i rëndë i futbollistit të Flamurtarit, Lorik Maxhuni i cili në minutat e fundit ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe nga informatat e para janë se ai ka e thyer atë pas ndërhyrjes shumë të ashpër të Murmullakut të Dukagjinit.
Golat për Dukagjinin i shënoi Gashi e Osmani ndërsa për Flamurtarin Shala.
Dukagjini emrin e kundërshtarin në play-ffo do ta mësoj pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 36-të në Superligë dhe ajo skuadër që përfundon në pozitën e tetë luan në barazh me Dukagjinin.