Xhiroja e 29-të e Superligës së futbollit do të hapet sot me ndeshjen mes Dukagjinit dhe Suharekës.
Klinasit vijnë nga humbja e thellë nga Ballkani, 0:5 dhe kanë nevojë për fitore për t’i ikur sadopak pozitës që çon në Ligën e Parë ose asaj të barazhit.
Ekipi i Ismet Munishit është i vendosur për t’i mbajtur pikët në shtëpi, shkruan “Gazeta Express”.
Nga ana tjetër, suharekasit po ashtu i hyjnë kësaj ndeshjeje pas humbjes së thellë nga Prishtina, 0:4.
Kjo disfatë bëri që debutuesi i Superligës të përfundojë në pozitën e parafundit në tabelë, i rrezikuar seriozisht për të rënë nga liga.
Për këtë, ekipi i verdhë ka nevojë më shumë se kurrë për pikë, për t’ju shmangur pozitave të fundit që dërgojnë në një rang më të ulët garash.
Ndeshja mes Dukagjinit dhe Suharekës do të luhet sot duke filluar nga ora 15:00.
Nesër do të luhen dy ndeshje të tjera të mesjavës: Llapi – Feronikeli 74 e Ferizaj – Malisheva, kurse të enjten do të kompletohet kjo xhiro me duelin Ballkani – Gjilani dhe me super-derbin Drita – Prishtina.