Dukagjini dhe Liria u përballën sot në stadiumin “18 Qershori” në Klinë në kuadër të javës së 21-të në Ligën e Parë të grupit A, raporton FrontOnline.
Ndeshjen në fjalë e fituan vendasit me rezultatin 3:1.
Për skuadrën e drejtuar nga Armend Dallku golat i shënuan Fatlum Gashi, Labinot Osmani dhe Abedin Merlaku.
Golin e nderit për mysafirët nga Prizreni e shënoi Ragip Thaçi.
Pas kësaj fitore, Dukagjini tani është në vendin e parë me 43 pikë, së paku derisa Malisheva të zhvillojë ndeshjen e nesërme në udhëtim tek Istogu.
Kurse, Liria mbetet me 25 pikë dhe renditet e gjashta./FrontOnline/