Armend Dallku dhe stafi i tij do të vazhdojnë qëndrimin në klub të paktën për edhe një edicion.
Këtë e ka konfirmuar klubi i cili është inkuadruar së fundmi në Superligën e Kosovës në futboll, KF Dukagjini.
Bashkë me kryetrajnerin Dallku, në klubin klinas do të vazhdojnë të mbeten edhe ndihmëstrajneri Artan Luzi dhe Agon Ramadani i cili është njëkohësisht edhe trajner i juniorëve.
“Sot është arritur marrëveshja ne mes të klubit tonë dhe shtabit teknik që te vazhdojnë punën edhe per një vitë. Drejtori sportive sot edhe zyrtarisht është dakorduar që ne bankën tonë te vazhdojnë punën e tyre, z.Armend Dallku (kryetrajner) se bashku me ndihmësit e tij, z.Artan Luzi dhe z.Agon Ramadani i cili njëkohësisht është edhe tajner i grupmoshave me saktsisht juniorat”, thuhet në njoftimin e KF Dukagjinit.
Dukagjini triumfoi në ndeshjen e barazhit kundër Trepçës ’89 pas ekzekutimit të penalltive dhe kësisoj fitoi një vend në mesin e ekipeve elitare në Kosovë.