Frontmeni i grupit ODA, njëherësh organizatori i festivalit “Sunny Hill” në Kosovë, Dukagjin Lipa, ditë më parë është takuar me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.
Kjo e fundit aktualisht ndodhet në takim zyrtar në Berlin të Gjermanisë, por që para se të nisej për atje, ka mirëpritur në takim organizatorët e festivalit “Sunny Hill”.
Ka qenë vet Dukagjini ai i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram ka falënderuar Osmanin për mikpritjen në këtë takim.
“Një vizitë e veçantë me zonjën shumë të veçantë. Faleminderit Zonja Presidente Vjosa Osmani për përfaqësimin tuaj të mahnitshëm të vendit tonë. Krenar që jam pjesë e ekipit tuaj të fushatës zgjedhore”, ka shkruar Lipa në Instagram.
Kjo fotografi vjen vetëm një ditë pasi e bija e Dukagjinit, artistja me renome ndërkombëtare Dua Lipa, rishpërndau në InstaStory një video të presidentes Osmani, ku shihej duke dëgjuar muzikën e saj në veturë gjatë vizitës zyrtare në Berlin.
Dua përndryshe ka shprehur mbështetjen e saj për Vjosa Osmanin, që kur ajo u zgjodh presidente e vendit këtë vit.
26-vjeçarja ishte shprehur e lumtur që shteti i saj amtar ia ka besuar një femre postin e presidentes.