Organizatori i Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa, e ka adresuar kalimthi problemin me lokacionin e festivalit Sunny Hill.
“Nuk kisha mbetë shumë në atë episod i cili nuk është reflektim i situatës së vërtetë. Na e kemi pasë, në qoftë veç do me reflektu pak më përpara, atëherë mundem me e përmendë që e njëjta kontratë e cila ka qenë kur Shpend Ahmeti ka qenë kryetar, është votu 100 për qind prej Asamblesë Komunale. 100 për qind”, ka thënë Lipa.
“Derisa kur ke Përparimi, e njëjta kontratë, pat telashe të cilat ishin për mendimin tim shumë jovalide, por nuk ka qenë ai problemi pse ne jemi dashtë me shku në Tiranë në vitin 2022”.
“Dashnia jem për vendin tem është shumë ma e madhe se një lajthitje në mes të politikanëve”.
“Kështu që vendimi për me u kthy në Prishtinë nuk ka qenë i vështirë, mirëpo premtimi që ia bëmë Tiranës, na nuk mundemi me u kthy prapa, kështu që përfundum me dy festivale, një në Prishtinë, një në Tiranë, por ai ka qenë një event i vetëm që e kemi mbajtë në Tiranë, edhe normalisht Sunny Hill Festival i takon Prishtinës”.