Albina Kelmendi, këngëtarja shumë e dahsur për publikun, do të bëjë një paraqitje që ndodhë një herë në jetë!
Në Festivalin e Këngës, në të cilin zgjidhet përfaqësuesi i Shqipërisë për Eurovision, Albina do të vijë në një formë unike dhe të paparë më herët në këtë format.
Ajo do të përformojë këngën “Duje”, bashkë me familjen e saj.
Në intervistën e Festivalit të Këngës, Albina ka ndarë eksperiencat e provave dhe përgatitjeve për performancën që pritet të jetë e paharrueshme.
Ajo tashmë është e mësuar të korrë suksese në Shqipëri, sidomos pas “The Voice Albania”.
“Pritja është gjithmonë jashtëzakonisht e mirë. E thash dhe më herët që këtu është një staf jashtëzakonisht i madh të cilët punojnë me krejt artistët” tha Albina për intervistën e Festivalit.
Familjarët e saj u shprehen po ahtu të entuziazmuar, sidomos për faktin që do të përformojnë krahas njëri-tjetrit.
Babai dhe e ëma e Albinës thonë se janë shumë të lumtur, të përkushtuar në këtë performancë dhe se besojnë se do ia dalin ashtu siç e kanë planifikuar.
Gjashtë anëtarë të familjës Kelmendi kanë gjetur veten në këtë këngë, duke u sinkronizuar në mënyrë perfekte me njëri-tjetrin.
Familja Kelmendi, e cila po konsiderohet si favorite e këtij edicioni, do të përformojë në natën e parë të Festivalit, dhe kandidon me numrin 10./Indeksonline/