Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë dy nga personazhet më të dashur të Big Brother VIP Albania.
Ata pas festës së organizuar në oborr janë shtrirë së bashku dhe kanë biseduar për periudhën jashtë.
Artisti shkodran i ka thënë moderatores se gjëja e parë që do bëjë pasi të dalë nga shtëpia është të gjejë punë.
Të njëjtit po ashtu kanë bërë biseda për të bërë gati valixhen e Kiarës, pasi është në nominim për të dalë nga shtëpia bashkë me Olta Gixharin.
“Do zgjohesh nesër, do pish kafe, pastaj do të bëjmë valixhet bashkë”, i ka thënë Luizi-Kiarës.
Ndërka pritet të shihet nesër (e shtunë) se si do të shkojë ky nominim apo nëse do të ketë një ndryshim.