×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Duhanpirësit janë në rrezik më të madh të shtrohen në spital nga Covid

    FrontOnline
    21 Tetor 2021

    Duhanpirësit kanë 80 për qind më shumë gjasa të përfundojnë në spital për shkak të efekteve të Covid-19 sesa tek jo-duhanpirësit, dhe kanë shumë më shumë gjasa të vdesin nga efektet e sëmundjes sesa jo duhanpirësit, zbuloi studimi, transmeton FrontOnline.

    Studimi, i kryer nën drejtimin e shkencëtarëve nga Oksfordi, është i pari që analizon të dhënat vëzhguese dhe gjenetike mbi pirjen e duhanit dhe koronavirusin.

    Deri më tani, thonë ekspertët, ka pasur të dhëna kontradiktore mbi masën në të cilën pirja e duhanit ndikon në shtrimin në spital për Covid.

    412,469 njerëz u përfshinë në studim. Midis tyre, 1,649 njerëz u testuan pozitivë për covid, 968 u shtruan në spital dhe 444 vdiqën.

    Shumica, ose 57 për qind e pjesëmarrësve të përgjithshëm të studimit, nuk kishin pirë kurrë duhan, 37 për qind ishin ish-duhanpirës dhe katër për qind e pjesëmarrësve të studimit kishin pirë duhan gjatë studimit.

    Midis këtyre të fundit, shumica ose 71 për qind e pjesëmarrësve të studimit ishin duhanpirës të moderuar (deri në 19 cigare në ditë), dhe 29 për qind e mbetur ishin duhanpirës të fortë (20 ose më shumë cigare).

    Rezultatet treguan se, në krahasim me ata që nuk kishin pirë duhan, duhanpirësit aktualë kishin një rrezik 80 për qind të shtrimit në spital për covid.

    Studimi gjithashtu tregoi se njerëzit që pinë një deri në nëntë cigare kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin nga covid sesa jo duhanpirësit, dhe ata që pinë 10 deri në 19 cigare kanë gjashtë herë më shumë gjasa të vdesin. Tek duhanpirësit e rëndë rreziku është edhe më i lartë.

    “Rezultatet e studimit mbështesin një lidhje kauzale midis pirjes së duhanit dhe rrezikut të zhvillimit të covid të rëndë”, thanë autorët në një studim të botuar në revistën ‘Thorax’.

    “Rezultatet tona sugjerojnë që pirja e duhanit lidhet me rrezikun e zhvillimit të Covid të rëndë ashtu siç ndikon në shëndetin e zemrës, zhvillimin e llojeve të ndryshme të tumoreve dhe të gjitha gjendjeve të tjera që lidhen me pirjen e duhanit”, tha drejtuesi i studimit Dr. Ashley Clift, duke shtuar se “tani do të ishte koha e duhur për të vendosur të lini duhanin”./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Të tjera
    Vip28 Nëntor 2024
    Xheneta dhe Arioni kanë pasur një diskutim, ku ajo edhe është shtrirë në shtratin e tij dhe ai i ka kërkuar që...
    Vip28 Nëntor 2024
    Driloni ka biseduar me Paulin dhe Kevinin për darkë të nominimeve dhe pyetjeve që iu bënë atyre. Gjatë bisedës, Kevin po e...
    Vip28 Nëntor 2024
    “Mos i fut hundët ku nuk të takon se të shqyej si pulën”, ishte teksti në letrën që i la Gjesti –...
    Vip28 Nëntor 2024
    Tre banorët e Big Brother VIP Kosova, Gresa, Burimi dhe Drenusha kanë diskutuar në lidhje me Arionin dhe Dianën. Gresa në një...
    Vip28 Nëntor 2024
    Driloni dje i ka mbledhur banorët dhe u ka bërë një paralajmërim. Paralajmërimi kishte të bënte siç tha ai, me sjelljen e...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka pushuar hetimet ndaj Halil Çadrakut. Kjo është bërë e ditur nga udhëheqësi i ekipit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.