×
  • Lajme
  • Lajme

    Dugolli vë në dyshim vendimin e presidentes Osmani për rikthimin e Ligjit për Këshillin e Sigurisë

    FrontOnline
    20 Nëntor 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthyer në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës, i cili është miratuar më 31 tetor 2024.

    Lidhur me këtë anëtari i Komisionit për Siguri Enver Dugolli tha se do të shohin shkresën nga Presidentja dhe vërejtjet që i ka bërë sa i takon ligjit për Këshillin e Sigurisë.

    “Dhe më pastaj do shohim me kujdes se a kanë bazë shqetësimet e ngritura. Po ju flas nga praktika për ligjet qe lidhen me aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, gati në të gjitha fazat e draftimit dhe përgatitjes së tyre gjithmonë janë ftuar përfaqësues nga zyra e Presidentes të cilët kanë dhënë edhe opinionet e tyre dhe gati çdo herë janë inkorporuar në versionin final. Tani duhet parë gjithashtu edhe kjo çështje se a ka pasur paraprakisht ndonjë vërejtje, sugjerim apo paqartësi nga ana e tyre.”, ka thënë Dugolli për rtv21

    Në arsyetimet e publikuara nga Presidenca lidhur me kthimin e këtij ligji thuhet se Presidenca është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se ka filluar subvencionimi i energjisë elektrike për mbi 72 mijë familje të cenueshme,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ndërmarrja “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës një punëtori me inicialet A.A. Sipas njoftimi të kësaj ndërmarrjeje deri tek ky vendim...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së OVL-UÇK në Pejë, Gazmend Syla ka kritikuar kryeministrin Kurti pasi sic thotë ai goditi jo vetëm shqiptarët e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Cikloni i parë i fuqishëm, i shoqëruar me masa të ftohta me origjinë polare, ka sjellur reshje të dendura shiu dhe bore...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se partia në të cilën bënë pjesë ajo me kohë e kishte kundërshtuar...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka patrulluar me vetura inteligjente në katër komunat veriore. Sipas njoftimit në faqen zyrtare në Facebook, njësitet policore janë...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Emisari i Francës për Ballkanin, Rene Troccaz ka fshirë nga llogaria e tij në “X”, postimin ku përdorte termin “Kosovë e Metohi”....
    Lifestyle20 Nëntor 2024
    Shumë baktere mund të grumbullohen në dhëmbë nëse higjiena orale nuk është adekuate A ka një kohë të mirë dhe një kohë...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Prishtinë-Këshilli Gjyqësorë i Kosovës (KGJK) ka mbetur pa anëtar nga komuniteti serb. KGJK përmes një përgjigje të dhënë për “Betimi për Drejtësi”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.