×
  • Lajme
  • Lajme

    Dugolli pranon se ka pasur marrëveshje të fshehta për privatizimin

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Në komisionin hetimorë për privatizim po raporton ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli.

    Ai e pranoi se ka pasur raste të marrëveshjeve të fshehta dhe kurdisje për shkak të kërcënimeve të ofertuesve nga afarist të lidhur me politikën.

    Hajrullah Qeku:“E përmendët mundësinë e marrëveshjeve të fshehta, kurdisje nga kush kanë ardh këto ndërhyrje?

    Dugolli tha se këto kanë qenë jashtë sistemit që e kemi drejtuar, janë ankuar se po rrjedhin informacionet.
    “Menaxhmenti ka pasur raporte për tërheqje të ofertuesve, pas kërcënimeve nga njerëz të ndryshëm. Ka pasur afarist, por afarist të lidhur me politikën”, tha ai.

    Dugolli tha se në bord nuk kanë pasur këto probleme por në menaxhment të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, AKM-së kanë mundur të ndodhin.

    “Ne në nivel bordi si kemi pasur këto probleme por menaxhmenti, ka pasur mundësi të ndodhin nga menaxhmenti”, ka thënë ai.

    Kryesuesi i komisionit Hajrullah Qeku e pyeti Dugollin për shitjen e kompanisë “Jugo Termo” në Gjilan te njerëzit e lidhur me LDK-në, nëse ka qenë në dijeni si anëtarë bordi.

    “Rasti “Jugo term në Gjilan, është privatizuar në kohën e juaj? Është raportuar që ky privatizim është bërë në mënyrë të paligjshme ka 2 auditime se ka pasur marrëveshje të fshehta në mes të 3 ofertuesve, keni qenë në dijeni?”, tha ai.

    Dugolli tha se menaxhmenti i AKM-së ka raportuar se procedura e shitjes është në rregull por që pas përfundimit të shitjes, në media është raportuar se është shitur te familjarët e ish-ministrit Fatmir Rexhepit.

    “Nga menaxhmenti është thënë se është në rregull, pasi procedura është përfunduar në media, se është privatizuar nga njerëz të LDK-së, nga familjarë të Fatmir Rexhepit, ish ministër i LDK-së”

    Ai shtoi se është folur më media që edhe Lutfi Haziri, ka qenë i afër me blerësit e kësaj ndërrmarrje.

    “Është raportuar gjithmonë në media them edhe për afërsi me zotin Lutfi Hazirin”, tha Dugolli.

    Çeku: e pyeti se pse në këtë rast kanë kundërshtuar ritenderimin, ai dhe Haki Shatri.

    Ka përpjekje për të sjell në vendimmarrje, keni qenë ju dhe zoti Shatri që keni kundërshtuar ritenderimin e ndërrmarrjes?

    Dugolli nuk u përgjigj nëse ka kundërshtuar apo jo, por tha se nuk i kujtohet se ka pasur ritenderim.

    “Nuk më kujtohet nëse ka pas iniciativa për me u ritenderu.

    Nuk më kujtohet unë nuk kam mbajtur qëndrim të tillë, që ka ndodhur, ka pasur raportime të mediave”, tha Dugolli.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.