×
  • Lajme
  • Lajme

    Dugolli përplaset me Sejdi Hoxhën, shkak shpronësimet tek Ferronikeli

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Ka përfunduar intervistimi i ish-ministri të Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugolli i cili nuk pranoi të përgjigjet pyetjes së deputetes Doruntinë Maloku se kush janë emrat që e kanë kërcënuar, duke insistuar se janë procese gjyqësore konfidencia.

    “Emrat nuk e kam ndërmend me dhënë se konsideroj se janë çështje të cilat kanë kaluar nëpër procese. Unë konsideroj se kanë përfunduar”, tha Dugolli.

    Por Dugolli tha se deputet të PDK-së në atë kohë e kanë akuzuar në kuvend dhe pastaj eksponent të ndryshëm janë forcuar në bazë të këtyre akuzave

    “Deputet të PDK-se më kanë akuzuar dhe në bazë të tyre janë forcuar eksponent” , ka thënë ai.

    Gjatë intervistimit, deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha e pyeti për emrat e kërcënuesve në rastin e Feronikelit.

    “A mund të na jepni emrat që ju kanë kërcënuar në rastin e Feronikelit, deputet të PDK-së?”, pyeti Hoxha.

    Dugolli tha se nuk dëshiron të riaktualizon diçka që ka ndodhur para 15 viteve.

    “Mos tentoni mi riaktualizu gjërat që kanë ndodhur para 15 viteve, ndoshta ata janë penduar kanë ndryshuar” , tha ndër të tjera ai, raporton Front Online.

    Dugolli tha se i është ofruar mbrojtja e afërt dhe se në 2007 është vozitur me veturë të blinduar.

    “Ka pasur kërkesë për të më ofruar mbrojtje të afër, më është ofruar makina e blinduar kam ecur në fund të 2007 me atë veturë”, ka thënë Dugolli.

    Dugolli u pyet edhe për garimin në listën e PDK-së për zgjedhjet e vitit 2010.

    “Nuk kam gatuar si deputet i PDK-së por në listë si iniciativë bashkë me Bajram Kosumin”, ka thënë ai.

    Dugolli iu përgjigj Sejdiut se vet PDK po mundohet të distancohet nga njerëz të caktuar.

    “Ata njerëz të këqinj që i keni vet mundoheni të distancoheni. Mos i mbroni njerëzit të cilët kamë privatizuar, kanë shantazhuar kanë kërcënuar”, tha Dugolli.
    Sejdiu i tha se po flet si anëtarë i VV-së.

    “Prej që kemi fol në atë karrige nuk keni folur si ish-ministër por ai përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ajo, raporton Front Online.
    Dugolli tha se është akuzuar se ka kërkuar para për privatizimin e Feronikelit në Drenas, nga PDK-ja, por që asnjëherë nuk ka ndodhur kjo.

    “Jam akuzuar se kam kërkuar para, nuk kam përfituar as unë as familja ime asnjëherë”

    Deputeti Sejdi Hoxha pyeti nëse janë shpronësuar pronat private që i shfrytëzon Feronikeli.

    “A janë shpronësuar të gjitha pronat private, pasi banorët ankohen se nuk janë paguar”

    Dugolli tha se nuk ka informacion për këtë.

    “Këtë mund ta merrni informacion te kryetari i juaj, unë për këtë nuk di. Nuk e di çka ka ndodhur me atë”, ka thënë ai./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton për tubimin në hapësirat e Teatrit “Adriana Abdullahu” për siç e quan “një takim...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur ministrit Faton Peci, pasi ky i fundit tha se e ka parë emrin e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë javën e ardhshme. Për të hënën, mban mot i vranët...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar lidhur me diskutimet e ashpra që u zhvilluan ditëve të fundit rreth Doracakut të Ministrisë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, e Florent Muslija i mundësuan një futbollisti të vogël të ndajë çaste me ta, para stërvitjes së fundit...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u prit ngrohtë nga simpatizantët e kësaj partie në Istog Në thirrjet “Liri,...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit lidhur me deklarimet mbi çështjen e granteve nga Agjencia...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportojnë për një sulm fizik ndaj taksistit kosovar. Sipas këtyre raportimeve, F.S., 34-vjeçar, është sulmuar fizikisht...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.