×
  • Lajme
  • Lajme

    Dugolli: Kemi bërë një koncept-dokument e që është më shumë se shërbimi ushtarak, e kurorëzojmë me Qeverinë e ardhshme

    FrontOnline
    17 Nëntor 2024

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, për FrontOnline, ka folur për premtimin e dhënë nga kryeministri Albin Kurti, se me Qeverinë e tij, do të bëhet shërbimi ushtarak do të bëhet i obligueshëm.

    ‘’Fokusi kryesor i yni ka qenë përshpejtimi i përmbushjes së kapaciteteve planit gjithëpërfshirës, shkurtimi i afateve dhe këtë e kemi arritur suksesshëm sepse në shumë sfera veç pse e kemi tejkaluar’’ thotë ai.

    Dugolli, potencon se është hartuar dhe miratuar një koncept dokument për mbrojtën e që për të është më shumë se sa shërbimi i obligueshëm ushtarak.

    ‘’Është hartuar e miratuar koncept dokumenti për mbrojtjen totale, koncept i cili është më shumë se sa shërbimi i obligueshëm ushtarak i cili nuk e përjashton as këtë i cili i mbulon të gjitha aspektet e sigurisë, synon ti angazhon të gjithë faktorët relevant të shoqërisë tonë nga shkollat, institucionet shoqërinë civile etj’’ tha ai.

    Deputeti i VV-së, shprehet se pas koncept dokumentit do të fillohet me grupe punuese për hartimin e ligjit.

    ‘’Tash pritet të fillohet me grupe punuese për hartimin e ligjit i cili do të ndikoj me një mori ligjesh tjera që duhet plotësuar e ndryshuar’’, potencoi Dugolli.

    Ai shprehet i bindur, se në mandatin tjetër qeverisës, do të kurorëzohet kjo gjë.

    ‘’Besoj që në mandatin tjetër që padyshim që jemi ne në Qeveri, do të kurorëzohet ky koncept dokument me ligje të mira të cilat e bëjnë më të sigurt e të vendosur këtë synimin tonë që të kemi investime sa më të mëdha në mbrojtje dhe siguri’’ u shpreh Dugolli për FrontOnline.

    Shkoi mandati 4-vjeçar i Kurtit, ra edhe premtimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

     

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i AAK-së njëherit edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e konsideron mashtrim populist, premtimin...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një grua në Malishevë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. E njëjta pasi ka pranuar tretman mjekësor me dëshirën...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një i mitur në Kaçanik ka kërcënuar me thikë një grua. Sipas policisë, kjo rrodhi pasi djali i gruas ditë më parë...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një gazetar është ankuar në polici, i cili përderisa ishte në emision televiziv, u kërcënua përmes telefonit. Policia ka njoftuar prokurorin, ndërsa...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Që prej përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe deri në muajin gusht të vitit 2024, rreth 40 mijë emra të personave të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.