×
  • Lajme
  • Lajme

    Dugolli për shitjen e "Feronikelit", kam pasur presion nga PDK

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Në komisionin hetimorë për privatizim po raporton ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli. Lidhur me privatizimin e Feronikelit, Dugolli ka thënë se për këtë çështje është bërë shumë zhurmë, ku ai thotë se kanë hyrë në hak me të, ku ai thotë se nuk ka qenë personi i vetëm në këtë proces.

    “Lidhur me këtë çështje është bërë zhurmë, dhe është bërë e padrejtë sepse nuk kam qenë personi i vetëm në këtë çështje, nuk e di për çfarë qëllimi e kanë bërë por kanë hyrë në hak sepse as atëherë as tash skam bërë asnjë veprim që ka ra ndesh me ligjin. Ka pasur emra dhe mbiemra ata që kanë raportuar edhe në komunën e Drenasit dhe e kanë përdorur etiketime ta ndryshme në adresën time sepse askush nuk mundet me më shantazhu por ndoshta janë bërë nga koncepti i opozitarizmit, u shpreh ai.

    Dugolli u shpreh se shitjen e kompanisë “Feronikel”, në Drenas e konsideron storje suksesi, por që PDK-ja në atë kohë si opozitë i ka bërë presion gjatë periudhës së privatizimit të kësaj kompanie.

    Dugolli u shpreh se nga PDK-ja si parti e sidomos nga dega në Drenas ka pasur presion ndaj tij dhe ka pasur etiketime. Por që në bord ka votuar pro.

    “Ata kanë përdorur etiketime të ndryshme në adresën time, unë nuk jam fyer asnjëherë.
    Nuk kam vendos unë për privatizim, unë kam votu pro këti privatizimi, a ka qenë i duhur apo jo e dëshmon koha”, ka thënë ai.

    Më tutje Dugolli u shpreh se kënaqësia më e madhe e tij ka qenë se më vonë vet presidenti Thaçi e ka prerë shiritin e kësaj ndërmarrje dhe është konsideruar storje suksesi.

    Por që Dugolli u shpreh se në aspektin moral nuk ia bënë “hallall” PDK-së për etiketimet ndaj tij.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.