Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha po shijon një sukses të jashtëzakonshëm me këngën më të re.
Aktualisht, kënga “I’m good (Blue)” që solli në bashkëpunim me David Guetta-n është kënga më e dëgjuar në botë.
Billboard Charts publikoi një status në rrjetin social Twitter, duke treguar pesë këngët më të dëgjuara të javës.
Në krye të këtij klasifikimi qëndron hiti i yllit shqiptar, e cila ndau lajmin me ndjekësit. Kujtojmë që ajo shpërtheu në lot kur mësoi se dueti shënoi një tjetër rekord, duke u bërë kënga më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo falënderoi fansat duke qenë se është kënga e parë e saj që renditet në këtë pozicion.