×
  • Lajme
  • Lajme

    Duda Balje zbulon propozimin e Limajt: S’dua poste, – vetëm komunë për boshnjakët

    FrontOnline
    24 Korrik 2025

    Nesër pritet të zhvillohet seanca e 52-të e Kuvendit të Kosovës, një seancë vendimtare pasi përmbush afatin kushtetues prej 30 ditësh, të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

    Në qendër të kësaj seance është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, por situata mbetet e paqartë për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme.

    Edhe pse kanë nisur bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe NISMA-s së Fatmir Limajt, llogaritjet aktuale tregojnë se janë siguruar vetëm 60 vota – një më pak se minimumi prej 61 votash të nevojshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

    Një ndër figurat që mund të ndikojë në këtë proces është deputetja boshnjake Duda Balje, e cila ka deklaruar se nuk do të mbështesë Kurtin dhe nuk kërkon poste politike.

    Në një intervistë për Indeksonline, Balje thekson se ka pasur komunikim me Fatmir Limajn, por jo me Vetëvendosjen, dhe se vendimi i saj është i palëkundur: “Me Fatmirin kemi biseduar, por me Vetëvendosjen jo. Jam një person që nuk lëviz me vendimin. Ai e ka kuptuar arsyetimin tim.”, tha ajo.

    Ajo thotë se ka marrë ofertë nga Limaj për të diskutuar mundësi, por nuk ka pranuar asgjë: “Jo kurgjo, veç ai (Fatmir Limaj v.j.) ka thënë: ‘a ka mundësi me bisedu, a don naj pozitë, a naj sen?’ – Unë s’du pozitë, s’du kurgjo, kërkesa ka qenë për boshnjakët.”.

    Balje shprehet se mungesa e besimit e bën të pamundur bashkëpunimin me Kurtin: “Unë nuk mundem me bashkëpunu me Albin Kurtin sepse nuk kam besim – s’mundesh me punu me dikë që s’ki besim, edhe ai s’ka besim tek unë.”.

    Deputetja shton se ndaj saj ka nisur një fushatë personale: “Ka fillu një luftë personale ndaj meje – për herë të parë në histori ka nisë një betejë personale ndaj një deputeteje.”.

    Ajo ka ngritur shqetësime për një deklaratë të deputetit të LVV-së, Arbër Rexhaj, që sipas saj ka përmendur emrin e saj në kontekst të Këshillit të Sigurisë: “A e dini çka është Këshilli i Sigurisë? Qysh një deputet me pas informacion prej andej?”.

    Balje thekson se kërkesa kryesore e saj është përfaqësimi i komunitetit boshnjak përmes komunës, e jo përfitimet personale: “Kërkesa ka qenë për boshnjakët.”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të fortë, goditi sot disa rajone të shtetit kroat. Në fakt, disa pjesë të...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk ka plane “në këtë fazë” për të dërguar një delegacion në Katar...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Dy ngjarje të rënda janë regjistruar mbrëmjes e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës. Siç raporton a2cnn, një fëmijë ka rënë...
    Të tjera
    Sport21 Gusht 2025
    Milot Rashica ka shkëlqyer me fanellën e Besiktasit, duke qenë protagonist absolut në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës...
    Lajme21 Gusht 2025
    Agjencia për Menaxhim Emergjent ka njoftuar se gjatë të enjtes janë raportuar 97 vatra zjarri, ndërsa prej tyre 26 vazhdojnë të mbesin...
    Lajme21 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati,tha se buxheti i ndarë për Komunën e Prishtinës për vitin  2026 do të kap shifrën...
    Lajme21 Gusht 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për mundësinë e votimit të kryeparlamentarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë pikë,...
    Lajme21 Gusht 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se PDK në Gjakovë ka formuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet e 12...
    Lajme21 Gusht 2025
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten mbrëma në rrugën Prishtinë–Podujevë, në fshatin Lupç....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.