Data 1 shkurt shënohet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Shamisë.
Me rastin e kësaj date zakonisht shënohen aktivitete në luftimin e stigmës për vajzat me mbulesë, duke rivënë në theks se edhe ato duhet të gëzojnë të drejta të barabarta në shkollim dhe qasje në institucione.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, njihet si një nga zërat më të zëshëm rreth kësaj çështje, e cila ka ngritur zërin disa herë për të drejtat e vajzave me mbulesë.
Mu për ta shënuar këtë ditë, Balje vendosi të publikojë në rrjetin social Instagram një fotografi me shami, në mbishkrimin e së cilës shkroi: “Dita botërore e hixhabit”.
Duda përndryshe ka pozuar disa herë në rrjetet sociale me shami, veçanërisht gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Ajo e ka vënë shpesh në dukje se është një myslimane e devotshme, me besim të plotë në Zot dhe se agjëron çdo muaj të Ramazanit.
Duda është deputete e Kuvendit të Kosovës prej shumë mandatesh dhe është shquar gjithmonë për paraqitjet e saj atraktive në parlament.