Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, sërish ka replikuar në lidhje me sloganin e LDK’së, për të cilin fillimisht kishte bërë një status ironizues.
Ajo në statusin e parë kishte shkruar ‘’Duda.dudë’’, që asocionte me sloganin e LDK’së ‘’Shteti.shtet’’.
Për këtë reagoi zyrtari i LDK’së, Bajram Gecaj, duke shkruar: ‘’ Duda ka n’Dud … veç verës”.
E nuk vonoi shumë Duda Balje bëri sërish një postim.
‘’Duda. Dudë. Nuk ka lidhje e nuk asocion me asnjë sllogan! Për mua slloganët e të gjitha partive politike për fushatën zgjedhore janë interesante dhe i respektoj.Kërkoj falje nëse emri im dikujt nuk i pëlqen!’’.