Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka reaguar ndaj ofendimit të mbrëmshëm që avokati Tomë Gashi i ka bërë anëtares së LDK’së, Melihate Termkolli.
Balje ka shkruar se të sulmosh gruan nga pozicioni i mashkullit reflekton pafuqi.
“Të sulmosh gruan nga pozicioni i mashkullit reflekton pafuqi. Gratë shpesh trajtohen ne forma fyese, relativizohet dhe degradohet roli i tyre ne sferen publike dhe gjithashtu ndaj grave sjellen ne forme te palejueshme. Kesi lloji trajtimi ndaj grave ne diskursin publik eshte gjithnje e me i shpesht, kurse pasojat jane te shumta e denimet po mungojn. Kjo po ndodhe sepse kemi arritur ne shkallen kur fyerja eshte bere e pranueshme si kategori e perditshme andaj parashtrohet pyetja a eshte koha e resetimit te sistemit deri ne nje kohe te krijimit te mardhenjeve civilizuese !? Jam shume e sigurt se na nevojitet”, ka shkruar ajo.
Balje ka thënë se e dënon fuqishëm çfarë do lloj sulmi ndaj gruas qoftë psiqik, fizik apo verbal.
“Unë fuqimisht e dënoj çfardo lloji sulmi në gruan qoftë psiqik, fizik, verbal apo fyerje dhe keqtrajtim. Përfundimisht duhet ti japni fund kësaj forme sepse kjo nuk ju bënë të fuqishëm. Është mjerim kur haptaz e shef pafuqin që përpiqet me pëshpëritje të ulta në debate televizive një mashkull ndaj një femre ta bëjë “fuqi”.
” Kafshat që nuk kapërdihet është or vëlla mjerimi, kafshat që të mbetet në fyt e të zë trishtimi…”, ka shkruar ajo.