×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Duam që NATO të jetë më e fortë”, thotë Rubio në Bruksel

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i ri i administratës Trump në NATO po kërkojnë që të sigurojnë aleatët e NATO-s për angazhimin e SHBA-së ndaj aleancës.

    Rubio të enjten kritikoi “histerinë dhe hiperbolën” në media në lidhje me qëllimet e presidentit Donald Trump, pavarësisht sinjaleve të vazhdueshme nga Uashingtoni se NATO-ja siç ka ekzistuar për 75 vjet mund të mos jetë më e rëndësishme.

    Rubio dhe ambasadori i sapokonfirmuar i SHBA-së në NATO, Matt Whitaker ndodhen në Bruksel për një takim të ministrave të jashtëm të aleancës, në të cilin shumë shpresojnë se Rubio do të hedhë dritë mbi planet e sigurisë së SHBA-së në Evropë.

    “Shtetet e Bashkuara janë po aq aktive në NATO sa ka qenë ndonjëherë,” u tha Rubio gazetarëve ndërsa përshëndeti shefin e NATO-s Mark Rutte përpara se të fillonte takimi. “Dhe një pjesë e kësaj histerie dhe hiperbole që shoh në mediat globale dhe disa media vendase në Shtetet e Bashkuara për NATO-n është e pajustifikuar.”

    “Presidenti Trump e bëri të qartë se mbështet NATO-n”, tha Rubio. “Ne do të qëndrojmë në NATO”, raporton Associated Press.

    “Ne duam që NATO të jetë më e fortë, ne duam që NATO të jetë më e dukshme dhe e vetmja mënyrë që NATO-ja mund të bëhet më e fortë, më e dukshme është nëse partnerët tanë, shtetet kombëtare që përbëjnë këtë aleancë të rëndësishme, kanë më shumë aftësi”, tha ai.

    Në një deklaratë, Ëhitaker tha se “nën udhëheqjen e Presidentit Trump, NATO do të jetë më e fortë dhe më efektive se kurrë më parë dhe unë besoj se një NATO e fuqishme mund të vazhdojë të shërbejë si një themel paqeje dhe prosperiteti”. Por ai shtoi: “Vitaliteti i NATO-s qëndron tek çdo aleat që bën pjesën e tij të drejtë.”

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Të paktën 98 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 janë lënduar pasi çatia e një klubi nate u shemb...
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Muhamet Mjeshtri ka lindur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por prindërit e tij janë nga Dibra – babai...
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Qeveria e Kinës thotë se do të “luftojë deri në fund” nëse SHBA vazhdon të përshkallëzojë luftën tregtare. Qeveria e Kinës thotë...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Tarifat e reja ndaj mallrave të importuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fuqi më 9 prill. Masat tregtare janë në...
    Lajme09 Prill 2025
    Pas takimit të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me përfaqësuesit e partive politike në vend, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arber Rexhaj,...
    Lajme09 Prill 2025
    Sot shënohet 26-vjetori nga Beteja e Koshares. Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Mati Nissinen. Në takim, u diskutuan mundësitë për forcimin e...
    Lajme09 Prill 2025
    Të hënën në Rrugën Nacionale Mitrovicë-Leposaviq është arrestuar një person pasi ka tentuar t’u japë ryshfet policëve. “Është arrestuar i dyshuari mashkull...
    Kronika09 Prill 2025
    Është zhdukur një grua në Ferizaj. Vëllai i saj ka raportuar në polici se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.