Mbrëmë spektakli i BBV-së ishte i stërmbushur me ngjarje dhe befasira.
Por jo të gjithë pas përfundimit u ndanë të knaqur.
Trixa është ajo e cila ka qenë e shqetësuar në lidhje me situatën me Donaldin.
E pas kësaj situate ajo ka kërkuar të largohet nga shtëpia e Big Brother Albania VIP.
Ishte Arjola ajo që e këshilloi duke i thënë të mos shqetësohet fare në lidhje me asgjë dhe ta vazhdojë këtë rrugëtim.
‘Vetëm dua të dal nga këtu dhe të shkoj në shtëpi’, e shqetësuar u shpreh ajo.
Trixa gjithashtu ka sqaruar se ka ditë të tëra që ajo nuk ndihet mirë.
Ajo mbrëmë është befasuar nga tezja e saj, këngëtarja e njohur Alberije Hadërgjonaj.