×
  • Sport
  • Sport

    “Dua ta shkruaj historinë”, Uzuni shënuesi i dytë i të gjitha kohëve te Granada

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Me dy golat ndaj Tenerifes, Myrto Uzuni kaloi një rival dhe I mbetet edhe një shkallë për t’u ngjitur në podium, për të qenë shënuesi më i mirë në historinë e Granadës.

    Ylli kuqezi ka tani 39 rrjeta, ndërsa në vend të parë është Jusef El Arabi me 44.

    Uzuni la pas sulmuesin Odion Igalo, që goditi saktë 38 herë për këtë ekip, ndërsa

    “Është e qartë se kam shumë respekt për Igalon, për historinë që ka lënë këtu në Granadë. Unë dua gjithmonë që të punoj fort dhe të shënoj, dhe që të kaloj të gjithë rekordet te Granada. Dua që të jem më I miri në historinë e Granadës, jo për të kaluar Igalon, sepse unë e respektoj shumë atë, por unë jam Myrto Uzuni dhe dua gjithmonë që të shkruaj historinë edhe në Granada, ku ndihem si në shtëpi”.

    Uzuni është më i mirë se rivalët si El Arabi apo Igalo, edhe sepse ka mesatare më të mirë, me 0.41 gola për ndeshje.

    Duket se shqiptari ka lidhje të veçantë me Granadën, shkruan abcnew.

    “Unë jam gjithmonë maksimumin kur luaj për këtë fanellë. Këtë e kam bërë edhe kur kam qenë I dëmtuar. Unë këtu ndihem si në shtëpinë time. Njerëzit më duan shumë, dhe është e qartë se duhet t’iua shpërblej këtë mbështetje që më japin, duke shënuar gola. Unë jam I lumtur kur shënoj, jetoj për futbollin, dhe kjo është jeta ime”.

    Ekzistojnë të gjitha mundësitë që Myrto Uzuni ta shkruajë historinë brenda këtij viti, pra të jetë shënuesi më i mirë për të gjitha kohët i Granadës.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Sport21 Tetor 2024
    Urim Zenelaj nuk po luan basketboll për shkak të problemeve me zemër, dhe nuk dihet ende se a nënkupton kjo fundin e...
    Sport21 Tetor 2024
    Presidenti i Llapit, Beqir Batatina konsideron se klubi i tij është dëmtuar në këtë fillim sezoni në Superligë. Kreu i klubit llapjan...
    Sport21 Tetor 2024
    Edon Sadriu është zgjedhur “Ylli i Javës” në Superligën e futbollit. Futbollisti i Ferizajt ia solli fitoren skuadrës së tij falë golit...
    Të tjera
    Lajme21 Tetor 2024
    Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe homologu i tij nga Bullgaria, Nayden Todorov kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Ministrat nënshkruan marrëveshjen për bashkëprodhim...
    Kronika21 Tetor 2024
    Më 19 tetor, në një vilë në Novobërdë është dhunuar një grua. Lajmin e bëri të ditur dje Policia përmes raportit 24...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë Faton Peci, së bashku me ambasadorin gjerman John Rohde e kryetarin e Odes Ekonomike në Kosovë Lulzim Rafuna, kanë...
    Lajme21 Tetor 2024
    Radio Televizioni i Kosovës është gjobitur nga Agjencia për Informim dhe Privatësi për shkak se e ka fshehur buxhetin e dedikuar për...
    Lajme21 Tetor 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka themeluar Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës. Në komunikatën për media bëhet e ditur se themelimi...
    Lajme21 Tetor 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka ndërprerë masën e paraburgimit Edin Nevzadit, i cili është i dyshuar si njëri nga administratorët e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.