Sonte është nata e dytë e festivalit të njohur ndërkombëtarisht Sunny Hill, ku po performojnë artistë të njohur si vendorë, ashtu edhe ndërkombëtarë.
Ndërkaq, në natën e parë të këtij festivali, në skenë u ngjit këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ku paraqitjen e nisi me këngën “Physical”.
Pos performancës së mahnitshme, Dua Lipa mori vëmendjen edhe me veshjen e saj, e cila u realizua nga Valentino.
Emri i saj ishte qëndisur në pjesën e brendshme të rrobave, të cilat ajo i kishte veshur.
E sot, ajo, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, falënderoi drejtorin krijues të Valentino, Pierpaolo Piccioli.
Kujtojmë se festivali Sunny Hill po mbahet në Parkun e Gërmisë dhe do të zgjasë katër ditë nga 4 gushti e deri më 7 gusht.