Ylli kosovar, Dua Lipa, ka komentuar për spekulimet që fansat e sajë kanë bërë që ajo mund të jetë në lidhje me komedianin dhe moderatorin e “The Daily Show”, Trevor Noah duke i hedhur poshtë këto thashetheme.
Këngëtarja 27 vjeçare ka thënë se ky ka qenë viti i parë në një “kohe shumë të gjatë” që ajo nuk ka qenë në një lidhje, një ndryshim që si duket asaj i ka bërë mirë, pasi e ka lejuar të jetë mjaftë “egoiste”
“Për mua, ky është viti i parë që nuk jam në një lidhje për një kohë shumë të gjatë. Është vërtet e mrekullueshme të jem vetëm dhe të mendoj vetëm për veten time dhe të jem mjaft egoiste, gjë që nuk kam pasur kurrë rastin ta bëj”, tha ylli kosovar, raporton Independent.
Lipa dhe ish i dashuri i saj, Anwar Hadid, u ndanë në dhjetor pas dy vite lidhje.