Dua Lipa tregoi figurën e saj të jashtëzakonshme të hënën teksa ndau fotografi nga performanca në koncertin “iHeartRadio Jingle Ball” në New York.
Këngëtarja, 27-vjeçe, ka mahnitur me një kostum dypjesësh ndërkohë që ka publikuar një sërë fotosh nga prapaskenat.
Ansambli i saj në ngjyrë argjendi dhe të bardhë u kompletua me një palë pantallona të ngjashme.
Dua, e cila hyri në skenë në eventin e “Madison Square Garden”, u shfaq me një stil të veçantë të flokëve gjysmë lart e gjysmë poshtë.
Për të përfunduar pamjen festive, ajo vendosi një rimel me shkëlqim dhe zgjodhi një buzëkuq mat nudo.
Nën imazhet, artistja shtoi: “Jingle Ball 22 New York City”.
Ylli, që përfundoi turneun “Future Nostalgia” në një paraqitje në Shqipëri, mori së fundmi edhe nënshtetësinë shqiptare.
Ajo përfundoi përpara 200 mijë njerëzve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.