Ylli shqiptar i muzikës me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon të mbaj turneun e saj të shumëpritur “Future Nostalgia”, koncertet e të cilit aktaliusht po i zhvillon në Evropë.
Por, 26-vjeçarja po i mban mbi 84 milionë fansat e saj në Instagram të përditësuar edhe me fotografi të ndryshme nga koha që po kalon në qytet të ndryshme evropiane.
Edhe së fundmi, artistja e “Levitating” është shfaqur atraktive dhe e veshur me shumë shije në imazhet e reja.
Dua shihet teksa pozon e veshur me një fustan ngjyrë vjollce me dtaje gurësh të zi të cilin e përshtati me çizme me të njëjtën ngjyrë.
Edhe grimi i këngëtares ishte i kombinuar me ‘look’-un e saj ku dominonin nuancat vjollce, ndërsa paraqitja e saj u përfundua me aksesor.
Ndërkohë, kujtojmë që së fundmi Dua realizoi kampanjën e re të ujit “Evian”, imazh i të cilës është prej kohësh.
Ndryshe, sa i përket jetës private artistja ditë më parë u përfol për një romancë të mundshme me aktorin spanjoll Aron Piper, me të cilin u pa e afërt në një festë në Madrid, por deri më tani dyshja nuk i kanë komentuar këto raportime.