Dua Lipa është fituesja më e madhe në ceremoninë e çmimeve “Brit Awards 2021”, duke marrë në shtëpi dy trofetë kryesore, atë për Artisten Britanike dhe Albumin e Vitit për hitin e saj në vitin 2020, ‘Future Nostalgia’.
Dhe pasi i kushtoi çmimin e saj të parë infermieres Dame Elizabeth Anionwu, Dua zgjodhi t’ia kushtojë fitoren e saj të dytë familjes së Folajimi Olubunmi-Adewole, i cili vdiq muajin e kaluar kur ai u hodh në lumin Thames për të provuar dhe shpëtuar një grua që ra nga Ura e Londrës.
Në fjalën e saj të pranimit, ajo tha: “Unë dua ta nderoj me këtë çmim edhe Folajimi Olubunmi-Adewole, ose Jimi siç njihet nga miqtë dhe familja e tij dhe Joaquin Garcia. Jimi dhe Joaquin u përpoqën heroikisht të shpëtonin një grua që kishte rënë nga Ura e Londrës dhe tragjikisht Jimi nuk mbijetoi. Jimi dhe Joaquin me vetëdije e vunë veten në rrezik, dhe ata e bënë atë pa hezitim edhe pse ishin të huaj për njëri-tjetrin dhe për gruan që po shpëtonin. Do të ishte vërtet e përshtatshme nëse veprimet e tyre do të njiheshin me një çmim trimërie, dhe shpresoj se kjo mund të ndodhë për t’i dhënë familjes së Jimit një farë ngushëllimi. Ky çmim është për Jimi dhe Joaquin. Jimi, ti ke prekur zemrat e një kombi të tërë dhe ne nuk do të të harrojmë kurrë”./FrontOnline/