Këngëtarja Dua Lipa, zyrtarisht e ka marrë nënshtetësinë shqiptare.
Pasi përfundimit të ceremonisë së betimit ajo u shpreh tejet e lumtur ku dhe i falënderoj krerët e shtetit shqiptar.
“Faleminderit. Po ndihem shumë krenare”, tha ajo.
Në prag të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, presidenti shqiptar Bajram Begaj, i ka dorëzuar dekretin e shtetësisë këngëtares me famë botërore.