Këngëtarja e njohur botërore, Dua Lipa ka komentuar mesazhet e qeveritarëve dhe komentusve serb që mundohen të ia mohojnë identitetin e saj që vjen nga Kosova.
Në një intervistë për mediumin e njohur “The Wall Street Journal”, Lipa ka folur në lidhje me këtë çështje, shkruan FrontOnline.
“Unë lexoj shumë komente që më thonë se nuk kam vendlindje, se nuk kam identitet dhe se Kosova nuk ekziston si vend. Unë kam jetuar në Kosovë, e di për jetët e humbura. Pra dikush që ma mohon identitetin dhe eksperiencën time, është e vështirë për mua që të mos flasë”, u shprehë Lipa./FrontOnline/