Këngëtarja me fame botërore Dua Lipa, e ka marrë nënshtetësinë shqiptare.
Dekreti iu dorëzua asaj nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Më pas, ajo bëri betimin në praninë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
“Unë Dua Dukagjin Lipa betohem me besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektim ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë”.
Pasi e lexoj tekstin Veliaj, Lipa tha:
“Betohem!”.