Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, zyrtarisht e ka marrë nënshtetësinë shqiptare.
Nënshtetësia shqiptare që mori Lipa, është bërë pjesë e kuizit të medias britanike BBC.
“Këngëtares britanike Dua Lipa i është dhënë nënshtetësia në cilin shtet, për promovimin e tij përmes muzikës dhe famës së saj?”, ishte pyetja.
Deri tani, 18% janë përgjigjur për Kosovën dhe 11% për Bosnjen, transmeton klankosova.tv.
Por, shumica e kanë gjetur përgjigjen e saktë që është Shqipëria.