Ditën e djeshme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalim në Këshillin e Evropës.
Ky fjalim u prit mirë nga politikanë dhe fytyra publike kosovare, shkruan lajmi.net.
Përtej kësaj, fjalimi i Ramës u cilësua si historik.
E ky fjalim tërhoqi vëmendjen edhe të këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa.
Këngëtarja ka shpërndarë videon e publikuar nga fjalimi i mbajtur në KiE.
“Më lini të lirë, liberalizimi i vizave”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit duke e etiketuar Ramën.