Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ditë më parë mbajti një koncert gjigant në Tiranë.
Ajo performoi më 28 nëntor në qendër të kryeqytetit shqiptar me rastin e festës flamurit dhe kremtimit të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Por mbi koncertin në fjalë janë ngritur polemika të shumta për numrin e njerëzve pjesëmarrës, për të cilin sipas faqeve të fansave të Duas ka qenë mbi 250 mijë dhe një rekord i thyer ndaj këngëtares Tina Turner 1998, e cila kishte mbledhur shumë njerëz në një koncert të jashtëm.
Vet Dua e ka mbështetur këtë, duke publikuar në rrjetet sociale disa fotografi nga koncerti, në mbishkrimin e të cilave ka theksuar: “94 shfaqje në të gjithë botën në një vit me përfundim në Tiranë, Shqipëri me rreth 200 mijë njerëz, shfaqja jonë më e madhe solo ndonjëherë në Ditën e Pavarësisë”.
Por mbi një deklaratë të tillë kanë reaguar fansat e Rita Orës bashkë me këngëtaren, duke shkruar se në fakt ka qenë Rita ajo qԯ ka thyer rekordin e Tina Turnerit me pjesëmarrjen masive të njerëzve në koncertet e saj në Prishtinë dhe Tiranë.
Vet Rita e rishpërndau së fundmi në InstaStory një njoftim të faqeve të fansave ku citohej: “Koncerti falas në Tiranë 2022 dhe Prishtinë 2018 është tani koncerti më i madh i një artisteje femër në histori me mbi 500 mijë spektatorë të kombinuar (200 mijë në Tiranë dhe 300 mijë në Prishtinë), duke ia kaluar rekordit të Tina Tuner në vitin 1988”.
“Wow, unë nuk e dija këtë”, shkroi Rita në mbishkrimin e fotografisë, duke ia bërë me dije në formë ironie Duas se në fakt ajo nuk e ka thyer rekordin.
Rita dhe Dua pavarësisht prejardhjes së njëjtë dhe sukseseve të ngjashme që kanë pasur në arenën ndërkombëtare, nuk arritën kurrë që të krijojnë një raport as sa për “sy e faqe”. /Telegrafi/