Dua Lipa është një ndër këngëtaret e cila ka bërë revolucion në industrinë muzikore ndërkombëtare me zërin, këngët dhe performancat e saj.
Këngëtarja me origjinë shqiptare është vënë shpesh në qëndër të vëmendjes dhe për shkak të jetës së saj personale, ku ajo vetë nuk i ka mbajtur asgjë të fshehtë publikut rreth lidhjeve të saj.
Para pak kohësh ajo ka qënë në lidhje dashurie me Anwar Hadid vëllain e modeleve të famshme Gigi dhe Bella Hadid, ku u komentua së shumti nga mediat rreth ndarjes nga ai.
Në lidhje me jetën e saj private ajo është shprehur:
“Kapitulli i ardhshëm i jetës time është të jem vetëm sepse kështu jam mirë. Disa njerëz do thonë “O Dua shkoj në darkë e vetme“, blah blah e bëj ktë çdo herë. Mendoj se është e mahnitshme nëse e bëni ktë gjë. Duhet të jeni të sigurt në veten tuaj. Kjo periudhë ishte e vështirë për mua, isha nervoze, tani jam në fazën që dua të di se si mund të jem unë me veten time. Definitivisht jam rritur.”
Ndër sukseset e shumta në muzikë këngëtarja së fundmi është bërë pjesë e setit fotografik të revistës Vogue, ku shfaqet duke pozuar me veshje të ndryshme./news-31