Me miliona albume të shitura, çmime ‘Grammy’ dhe koncerte të shumta nëpër botë, nuk mund të mohohet ndikimi dhe fuqia që Dua Lipa ka aktualisht në tregun botëror.
Por pas dominimit të një industrie, është e natyrshme të dëshirojmë të degëzojmë dhe këngëtarja e “Levitating” po e bën edhe këtë.
Kur Lipa nuk është në studio për të punuar në albumin e ri, ylli i muzikës pop vjen gjithnjë me risi e lajme të reja nga platforma e saj “Service95”.
Sikur të mos mjaftonte kjo, këngëtarja “Sweetest Pie” do të bënte debutimin në aktrim në “Argylle” diku vitin e ardhshëm përmes Apple TV+.
Megjithatë, paraqitja e saj në film pothuajse nuk ndodhi.
Ylli i “Schitt’s Creek”, Dan Levy, pyet Lipën nëse i pëlqen apo jo aktrimi, për të cilën ajo u përgjigj: “E bëra, bëra. Kalova shumë mirë në xhirime dhe ishte vërtet emocionuese. Por unë mendoj se për mua, janë hapa bebesh”.
Lipa vazhdon të shpreh hezitimin e saj, duke thënë: “Mendoj se gjëja më e madhe do të ishte të merrja një rol vërtet të madh dhe të jem sikur, dreqin, tani më duhet të jem aktore dhe t’i ndjej këto emocione dhe ndjenja në kamerë kur ende nuk e kam sjellë veten deri në atë pikë”.
Nervat janë të natyrshme veçanërisht kur luani së bashku me yllin e “Superman”, Henry Cavill, si dhe me aktorët veteranë Catherine O’Hara, Samuel L. Jackson dhe Bryce Dallas Howard.